Këngëtari indian monton foto me Ivanka Trumpin, ajo i përgjigjet

Këngëtari indian monton foto me Ivanka Trumpin, ajo i përgjigjet

Këngëtari dhe aktori indian Diljit Dosanjh, ka marrë një përgjigje nga Ivanka Trump, pasi ka postuar një fotografi të montuar, ku shihet I ulur pranë saj në Taj Mahal.

Trump kishte shoqëruar babanë e saj Presidentin e SHBA-së, Donald Trump në vizitën e tij të parë zyrtare në Indi.

Ajo kishte postuar  një fotografi përpara Tajit me mbishkrimin: “Madhështia dhe bukuria e Taj Mahalit është skajshmërisht frymëzuese.”

Dosanjh më pas postoi në Tëitter fotografinë  e montuar nga një fans, dhe etiketoi Trumpin, shkruan BBC.

“Ajo më ishte vënë pas që ta dërgoja në Taj. E mora, sepse çka mund të bëja diçka tjetër?” kishte shkruar ai.

Por Ivanka nuk e injoroi këtë fotografi dhe iu përgjigj.

Ajo e rispotoi fotografinë duke shkruar: “Faleminderit që më dërgove në Taj Mahalin spektakolar Dosanjh! Ishte përvojë që s’do ta harroj kurrë!” , përcjell Periskopi.

Shpërndaje në: