PUMA nis hetimin për fanellat e Zvicrës
Prodhuesi i fanellave të futbollit Puma është duke hetuar se pse nj natë më parë ato të futbollistëve të Zvicrës, shqyheshin aq lehtë.
Në ndeshjen kundër Francës ku Zvicra barazoi 0:0, ka pasur tre raste kur futbollistët zviceran është dashur të ndërrojnë fanellat.
“Është hera e parë që shohim se si fanellat që ne prodhojmë shqyheshin aq lehtë.”
Janë pesë kombëtare që në Euro 2016 kanë fanellat të kësaj firme, e të cilat nuk kanë pasur probleme të tilla.
“Stafi që merret me prodhimin e tyre është duke u marrë me materialin. Së shpejti do të dimë shkaqet se pse ka ndodhur kjo dhe do t’i bëjmë publike”, ka thënë Katja Schreiber nga Puma, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.



