Rëndësia e fitores së zgjedhjeve

Rëndësia e fitores së zgjedhjeve

 

Unë nuk do të përdor më asnjëherë termin “ korrektësi politike”. Çfarëdo vlere retorike që termi mund të ketë patur, qysh nga zgjedhjet presidenciale kuptimi i tij është larguar shumë nga çfarë ka dashur të mbrojë më parë.

Unë jam shprehur gjithmonë haptazi mbi bindjen time se ndjeshmëria e individëve apo pjestëtarëve të grupeve të ndryshmë nuk duhet të lejohet të pengojë fjalën e lirë në kampuset e universiteteve.

Personalisht, gjatë jetës sime studentore flisja kundër ekzagjerimit të idesë së mikro agresionit, standartizimit të kostumeve të Halloween dhe gjykimit të studentëve për arsye se merrnin pjesë në mbrëmjet “sombrero”. I kam ende plagët e shkaktuara nga penalizimi për këto reagime, dhe kjo ndikoi që “ korrektësia politike” ( përkujdesja ime ndaj mënyrës së të shprehurit për të mos cënuar apo diskriminuar grupe sociale) të dilte jashtë kontrollit.

Ndaj ngjarjet e javës së fundit po më bëjnë të rimendoj për këtë term dhe përdorimin e tij, por gjithashtu edhe për çështjet komplekse që qëndrojnë në themelet e këtij termi.

Nuk është se tani mendoj se respektimi i kodeve të etikës në të folur është e vetmja mënyrë për të mos cënuar grupimet e ndryshme, dhe aq më tepër nuk mendoj se eleminim total I të gjithë e mikroagresioneve ( shpërfilljet apo fyejret e qëllimshme ose të paqëllimshme, që komunikojnë mesazhe negative kundrejt personave të një grupimi) kurdo që perceptohen është lëvizje e zgjuar. Por më shumë se kaq, reagimi im është për mënyrën se si Presidenti i zgjedhur, ka folur përgjatë fushatës së tij, si dhe për ngjarjet e pazakonta të nxitura gjatë kësaj fushate.

Perceptimi i përhapur është pak a shumë ky; Zoti Trump është zotuar se do të ndalojë myslimanët për të hyrë në SHBA, dhe se do të dëbojë qoftë edhe me forcë meksikanët. Ai është tallur me personat me aftësi të kufizuara. Ai ka pranuar pa asnjë kritikë mbështetjen e Ku Klux Klan dhe grupeve të tjera që nxisin urrejtje dhe që më parë kanë qenë të veçuar nga shoqëria. Ai ka përdorur terma standard anti semite gjate fushatës së tij. Dhe ka bërë të qartë se ai beson se rrëmbimi dhe se ngacmimi seksual duke përdour vetëm duart përkundrejt femrës nuk janë sjellje të konsideruara shumë të dëmshme.

Studentët me ngjyrë, studentët homoseksualë, studentët nga vendet hispanike, studentët myslimanë, studentët me aftësi të kufizuara, studentet femra, të gjithë tashmë janë në panik se siguria bazike dhe pranimi përtej diferencave, mbi të cilin ata kanë besuar e janë mbështetur deri tani është në rrezik.

Linjat telefonike që ofrojnë ndihmë janë tashmë të mbytura nga telefonatat. Dëshmohet rritje e incidenteve për shkak të urrejtjes. Unë nuk e bind dot veten, sikurse po kërkohet të bëjmë, se kjo frikë është e paarsyeshme.

Eksperienca personale më rikthen në kujtesë ndryshimin drastike pas zgjedhjeve. Shenjat naziste të pikturuara nëpër mure kanë shëmtuar shkollën e mesme ku vajzat e mija binjake kanë studiuar dhe kolegjin ku studion tashmë vajza tjetër. Në një tjetër universitet ku vajza ime studion, të gjithë studentet e vitit të parë me ngjyrë kanë marrë një email me vizatime të njerëzve të varur nga grupe të pa identifikuara.

Dhe teksa këto po ndodhin, Presidenti i zgjedhur dhe stafi i tij dënojnë ata që marrin pjesë në protest për fitoren e tij, por që deri tani nuk ka dënuar asnjë nga aktet raciste, seksiste paragjykuese dhe ndëshkuese ndaj mendimit të lirë të tjetrit, të cilat janë stimuluar gjatë fushatës së tij.

Ata kanë lejuar, pa asnjë kundërshti apo përgjegjësi, festimin e fitores për të përshpejtuar kthimin në diçka të zezë dhe të keqe.

Është padyshim e gabuar që për gjithë fjalët dhe veprat e atyre që e suportojnë atë, të akuzojmë Presidentin e zgjedhur. Njëkohësisht, Presidenti i zgjedhur ka një detyrim moral të mbështesë tolerancën dhe të dënojë aktet kundër tolerancës nga kushdo që gjenerohen ato.

Lufta për liri akademike dhe per divergjenca ideologjike ne kampuset e kolegjeve duhet dhe do të vazhdojë.

Por duke pare atë ccka antiteza e “ korrektesës në politikë”ka lejuar, mendoj se është koha ta revokojmë këtë term.

Më e rendësishme se kaq, demokracia nuk nënkupton elektokaci.

Të fitosh zgjedhjet nuk të jep të drejtën të përmbysësh sistemin e vlerave.

Refuzimi për të toleruar racizmin, paragjykimin ndaj mendimit të lirë, diskriminimin e femrës qëndrojnë mbi çdo kompromis.

Detyrimi primar i çdokujt që ka një pozicion drejtues nuk është të gjejë të përbashkëta me Presidentin e ri, tashmë që zgjedhjet kanë përfunduar dhe numërimi është bërë. Por në të kundërt është që të bëjnë sërish të mundur për çdo kënd që jeton në vendin tonë që të ndihet i sigurtë./Përktheu : Julinda Gjika, Lektore në Universitetin “Luarasi”/ Autori është ish President i Universitetit të Harvardit dhe ish Sekretari i Thesarit i SHBA.

Shpërndaje në: