Arbër Zaimi i VV-së shpjegon para ‘masës së padijshme’ se Albin Kurti ndahet në dy pjesë
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, zyrtari i Vetëvendosjes, Arbër Zaimi ka thënë se në takime më kryetarë partish nuk shkon as Kurti e askush nga Lëvizja Vetëvendosje.
Kryeminstri Albin Kurti si kryetar i VV’së e ka për detyrim të mos i takojë ata që e kanë rrezikuar, dhe shitur shtetin, duke aluduar kështu për Thaçin – pavarësisht se vetë Kurti i kishte dërguar madje edhe ftesa publike atij para jo më pak se disa ditësh.
“Prandaj Hashim Thaçi, të vetmen mundësi të takohet me Kurtin e ka kur si president kërkon takim me kreun e qeverisë dhe jo kur takon kryetarë partish, aty as Kurti e askush nga Lëvizja nuk i shkon”, ka shkruar Zaimi.
Postimi i plotë:
Si kryeministër Albin Kurti duhet t’i takojë krerët e shtetit.
Si kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! e ka për detyrim të mos i takojë ata që e kanë rrezikuar, dobësuar dhe shitur shtetin.
Prandaj Hashim Thaçi, të vetmen mundësi të takohet me Kurtin e ka kur si president kërkon takim me kreun e qeverisë. Jo kur takon kryetarë partish, aty as Kurti e askush nga Lëvizja nuk i shkon.



