Anthony Joshua nokauton Molinan (Video)

Anthony Joshua nokauton Molinan (Video)

27-vjeçari, i cili e mbronte për të dytën herë titullin, e nokautoi amerikanin në raundin e tretë dhe gjyqtari e përfundoi ndeshjen.

Me këtë fitore, Joshua numëron 18 nokaute nga po aq meçe dhe do të ndeshet me mbretin e peshave të rënda, Wladimir Klitschko, më 29 prill në Wembley – përcjell Telegrafi.

_92920516_klitschko_ap_new

Për këtë përballje, Manchester Arena ishte e mbushur plot me 21.000 të pranishëm, mes tyre edhe ish-kampionët, si Klitschko, Shannon Briggs, David Haye dhe kampioni i peshave të mesme, Tony Bellew.

Haye dhe Bellew do të duelojnë më 4 mars, prandaj u përfshinë në një zënkë verbale nga karriget e tyre.

_92920418_anthonyjoshua

Kitschko, i cili në prill do të jetë 41 vjeç i humbi titujt WBA, IBF dhe WBO, nga Tyson Fury në vitin e kaluar. Para një muaji, Fury hoqi dorë nga titujt, pasi po vuan nga një sëmundje mendore.

https://www.youtube.com/watch?v=N5YD_rEwarM

Shpërndaje në: