Juventus e Inter në garë për yllin e Man Utd
Darmian nuk po gjen hapësirë në skuadrën e Jose Mourinhos, dhe duket se lojtari gjatë këtij dimri do të ndahet me klubin nga “Old Traffordi”.
Darmian duket se do të transferohet në Itali, ku ai kërkohet nga dy skuadrat e mëdha të Serisë A, Inter dhe Juventus.

Matteo Darmian, Manchester United
Raportohet se “Nerazurët” dhe ‘Zonja e Vjetër’ janë duke përgatitur ofertën për Darmian.



