Cavani nuk e mohon transferimin tek ky klub
Sulmuesi në formë i Paris Saint-Germain, Edinson Cavani ka nixtur spekulimet rreth të ardhmës se francezit Greizman dhe poashtu të tij.
“Unë do të doja të luaj një ditë me Antoine Griezmann”, tha Cavani. Megjithatë, ai insiston se për momentin nuk është duke e menduar largimin nga kampionët e Francës.
“Unë jam i sigurt për një gjë, do të jap më të mirën për këtë fanellë deri në ditën time të fundit këtu”, theksoi Cavani.
Cavani është duke shkëlqyer në sezon, ai ka realizuar 20 gola në 20 paraqitje për skuadrën franceze. /Periskopi/



