Po testohen 7 raste të dyshimta me coronavirus në Kosovë

Po testohen 7 raste të dyshimta me coronavirus në Kosovë

Në Kosovë ende nuk është shënuar asnjë rast me coronavirus.

Ndonëse në disa media u raportua se tashmë është shënuar rasti i parë i prekur me coronavirus, një gjë e tillë është mohuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe nga QKUK-ja.

Zëdhënësja e IKSHPK-së, Era Pireva tha se deri më tash nuk ka rast të konfirmuar, dhe se janë 7 mostra duke u testuar.

“Është lajm i rrejshëm nuk ka të konfirmuar. Momentalisht janë 7 mostra duke u testuar se a janë të prekura nga ky virus”, ka thënë Pireva.

Shpërndaje në: