Nxënësi dënohet pasi po bënte biznes me shampon në klasë: 50 cent, një herë larje duarsh me shampon
Një nxënës është dënuar pasi po iu shiste shamponë të vegjël dore shokëve të klasës pas shpërthimit të koronavirusit.
13 vjeçari ishte kapur duke iu lënë përdorimin e shamponit të duarve për nxënësit e tjerë të klasës vetëm pasi iu merrte paratë. Por kur ia bëri ofertën që t’i lante duart me shamponin e tij edhe mësuesit, atëherë pasoi ndëshkimi.
Stafi i shkollës e thirri nënën e tij, Xheni Tompkinsin, dhe i tha se djalin e saj po ia kthenin në shtëpi nga shkolla pasi kishte shkelur rregullat, shkruan Independent, përkthen Periskopi.
Numrat e fundit kanë treguar që kërkesa për shamponë duarsh në Britani të madhe është rritur në masë alarmante me njerëzit që po kërkojnë ta mbrojnë veten kundër Covid-19shit, që i ka invektuar 450 njerëz në Britani.
Nxënësi në fjalë i kishte fituar 9 funte nga ‘biznesi që kishte bërë’. Nëna e tij tha se ai kishte blerë çipsa Doritos dhe më pas paratë e tjera i kishte ruajtur për qofte. /Periskopi



