Chelsea nuk njeh rival, rimerr pozitën e liderit (Video)
Chelsea nuk arriti të fitojë takimin ashtu siç është menduar pasi që është dashur të ndjersitët shumë për të siguruar tre pikët e ardhshme.
Blutë e Londrës kërkonte golin që nga minuta e parë, mirëpo portieri mysafir Foster ishte në ditën e tij më të mirë.

Pjesa e parë u mbyll pa goal, 0-0.
Në pjesën e dytë, Chelsea rriti intesitetin e lojës duke shtuar sulmet ndaj WBA-s.
Trajneri i Chelsea, Antonio Conte filloi të bëjë zëvendësimet ku inkuadroi mesfushorin brazilian, Willian në vend të spanjollit Pedro.
Goli i vetëm u shënua në minutën e 75’ nga sulmuesi kryesor i Chelsea, Diego Costa, i cili shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes së skuadrës mysafire.

Diego Costa, duke festuar golin
Chelsea me këtë fitore rimerr pozitën e parë në tabelë me 37 pikë ndërsa West Brom në pozitën e tetë me 20 pikë. Vlen të theksohet se kjo ishte edhe fitorja e nëntë radhazi e Chelseat në Premier Ligë. /Periskopi/



