Coachella shtyhet për shkak të koronavirusit
Festivali Coachella nuk do të zhvillohet si çdo vit. Për shkak të shpërthimit të koronavirusit, të martën, më 10 mars, u mor vendimi që kjo festë të shtyhet. Gjithashtu edhe festivali i muzikës në Stagecoach është shtyrë.
“Ne konfirmojmë me trishtim se Coachella dhe Stagecoach do të zhvillohen në një moment tjetër, për shkak të shqetësimeve nga Covid-19.”- thuhet në një deklaratë nga Goldenvoice, kompania e prodhimit që drejton dy festivalet. “Ndërsa ky vendim vjen në një kohë të pasigurisë universale, ne e konsiderojmë shumë seriozisht sigurinë dhe shëndetin e mysafirëve, stafit dhe komunitetit. Ne i bëjmë thirrje të gjithëve që të ndjekin udhëzimet dhe protokollet e paraqitura nga zyrtarët e shëndetit publik.”
Kjo ishte lëvizja e duhur. Është e rëndësishme që njerëzit të marrin masat e nevojshme për të mbajtur veten të sigurt në këtë kohë. Dhe në skemën e madhe të gjërave, ky është vetëm një festival muzikor dhe nuk ia vlen të rrezikohet mirëqenia e miliona njerëzve.

Coachella tani do të zhvillohet nga data 9 deri më 11 Tetor dhe nga data 16 deri më 18 Tetor, 2020, që do të thotë se tani keni më shumë kohë për të kursyer dhe planifikuar nëse doni të shkoni. Rage Against Machine, Travis Scott dhe Frank Ocean u caktuan për të udhëhequr festivalin.



