Kamera kap pamje ‘magjike’ të gorillave të rrallë që nuk u panë në tokë për më shumë se një dekadë
Imazhe të gorillës së frikshëm, të ashtuquajtur “lowland gorilla” janë kapur nga disa kamera të vendosura thellë në pyllin e xhunglës së Guinesë Ekuatoriale.
Njëkohësisht, kjo është hera e parë që ky lloj i gorillës është parë në më shumë se një dekadë, transmeton Periskopi.

Autoritetet lokale kishin raportuar për shenja të këtyre gorillave në regjion, por asnjëherë nuk ishin parë qartë deri tani.
Besohet se ata janë në numër shumë të vogël.
“Ne ishim shumë të ngazëllyer kur i pamë fotot. Një prej asistentëve tanë bërtiti kur pa imazhin e parë të gorillës,” ka thënë Dr. Grainne McCabe, i cili udhëheqë një studim shkencor në BZS.
“T’i shohim këta gorilla në jetën reale do të ishte magjike, por kjo është një gjë e madhe – qartazi kulminacioni i karrierës.” /Periskopi.com/




