Manchester United fiton pas tetë ndeshjeve, mposht Tottenham (Video)
Ndeshja filloi me një dominim të lehtë të mysafirëve ku ishin të vendosur lartë në fushën e vendasve.
‘Djajët e kuq’ patën disa rastë të mira për shënim por ishte portieri Hugo Lloris që ishte në disponim mjaft të mirë për ndeshje.

Tottenham rrezikoi përmes Dele Ali dhe danezit Eriksen por edhe në anën tjetër ishte De Gea që nuk lejonte të mposhtej.

Ishte minuta e 29’ e takimit ku Herrera pas rrëmbimit të topit nga këmbët e Harry Kane, asistoi për armenin Henkrik Mkhitaryan, i cili shënoi një gol mjaft të bukur.

United kishte raste për të dyfshuar rezultatin përsëri përmes armenit por Lloris ishte përsëri në vend.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.
Në pjesën e dytë ishte pothuajse e barabartë ku të dy skuadrat kishin raste për shënim por nuk arritën.
Ishte minuta e 70’ kur Pogba goditi shtyllën nga fauli.
Vlen të theksohet se lojtari i ndeshjes Henrikh Mkhitaryan u lëndua pas një ndërhyrjes së Dany Rose.

Manchester United me këtë fitore qëndron në pozitën e gjashtë me 24 pikë ndërsa Spurs në të pestën me 27 pikë. /Periskopi/
https://www.youtube.com/watch?v=wTboo1s43NA&feature=youtu.be



