Shqiptari çuditë grekët, gjen një mënyrë të veçantë për të hyrë në stadium

Shqiptari çuditë grekët, gjen një mënyrë të veçantë për të hyrë në stadium

Një tifoz shqiptar i futbollit në Greqi duket se kishte gjetur zgjidhje të thjeshtë për të hyrë në stadium pa shpenzuar para.

44-vjeçari i kishte blerë biletat me kartëmonedha të falsifikuara prej 50 eurosh. Bileta e blerë me kartëmonedhë false ni ka dhënë mundësinë që të futet në stadium për të parë ekipin Lefkimi të Korfuzit.

Blerja e biletave është bërë në të njëjtën zonë të shtunën dhe të dielën më 12 dhe 13 dhjetor. Tre kartëmonedhat e falsifikuara 50 euroshe, njofton gazeta greke “Protothema”.

Po zhvillohen hetime gjithashtu për të parë nëse shqiptari ka hedhur në treg kartëmonedha të tjera false.

Shpërndaje në: