Hysaj drejt gjigandit europian për 40 milionë euro

Hysaj drejt gjigandit europian për 40 milionë euro

Ditën e djeshme në skenë ka dalë edhe Mançester City, ndërkohë që në numrin e sotshëm të “Sport Ekspres” raportohet se është Interi që pritet të bëjë ofertën e tij.

Plot 40 milionë euro dhe një lojtar pritet të ofrojnë zikaltrit që duan të “flenë” të qetë për krahun e djathtë të mbrojtjes, pasi Santon dhe D’Ambrozio nuk po i bindin.

Kujtojmë që së fundmi Hysaj ka rinovuar me napolitanët por klauzola e largimit të tij përllogaritet në shifrën prej 50 milionë eurosh.

Shpërndaje në: