Shqiptarët, në mesin e refugjatëve më të mirë të Evropianit
Sot festohet dita botërore e refugjatëve. Shoqata Futbolli Kundër Racizmit Në Evropë, FARE, ka përpiluar një listë prej 11 futbollistëve më të mirë refugjatë të evropianit.
Formacioni përbëhet nga 5 futbollistë shqiptarë. Dy vëllezërit Xhaka, Lorik Cana, Valon Behrami dhe Xherdan Shaqiri.
Në këtë 11-she më të mirë është edhe futbollisti më i mirë kroat Luka Modriç. Ndërsa në portë është Steve Mandanda i Francës.



