Nedved: Duhet të kemi kujdes ndaj Portos
Juventusi do të përballet me Porton në fazën e eliminit direkt të Ligës së Kampionëve.
Nënkryetari Nedved është shprehur se Porton e sheh si një skuadër serioze dhe e rrezikshme.
“Në nuk do të nënvlerësojmë asnjë kundërshtar, poashtu edhe Porton, tashmë në këtë fazë gjërat janë mjaft të ndërlikuara dhe duhet pasur kujdes”, tha Nedved.
“Do të kemi dy ndeshje të rrëzikshme me Porton, pasi ata eleminuan një skuadër nga Italia, ne do të vazhdojmë rrugën tonë drejt fitoreve”, u shpreh Pavel Nedved. /Periskopi/



