“Ai” nga Luana Vjollca arrin shifër të lartë
Në vetëm 48 orë, pas publikimit të këngës “Ai”, ky projekt muzikor është klikuar rreth 394 mijë herë, arritje kjo shumë e madhe për të pasi në sezonin veror këngëtarët e shumë hiteve bëjnë gara klikimesh, shkruan lajmi.net. Si duket asaj ka filluar t’i hyj në qef edhe kjo punë, pasi Luana po përgatit projekte të reja të cilat do t’i sjell së shpejti.
Madje, projekti i radhës i saj do të jetë bashkëpunim me një emër të njohur. Ky bashkëpunim do t’i servohet publikut pas disa javësh, e shoqëruar me një videoklip./lajmi.net



