UEFA tërheq shortin, Kosova në grup të vështirë për “Euro 2018”
Kosova do të luajë në Grupin 9 ku gjenden Holanda, Uellsi dhe Hungaria.
Shorti i tërhequr sot nga UEFA ka caktuar 13 grupet e eliminatoreve për Kampionatin evropian 2018 të grupmoshës U-17, përcjell “Lajmi.net”.
Ndeshjet kualifikuese të këtij grupi do të zhvillohen në Hungari, më 10, 13 dhe 16 tetor të vitit të ardhshëm.
Në këtë fazë të kualifikimeve pjesëmarrjen në Evropian e sigurojnë tetë skuadrat e para të grupeve si dhe shtatë skuadrat e dyta, të cilave në finalet e Evropianit u bashkohet Anglia si organizatore.
Programi i ndeshjeve të Kosovës
10 tetor, Kosova – Holanda
13 tetor, Kosova – Uellsi
16 tetor, Kosova – Hungaria



