Suedia po i bën presion këtij futbollisti që të mos e zgjedh Kosovën ose Shqipërinë
17-vjeçari është pjesë e skuadrës suedeze, Halmstadt U17, por Janne Andersson, përzgjedhës i Suedisë A, ka bërë të ditur se dëshiron që Haksabanoviç të zgjedhë Suedinë, pasi e ka në planet e tij, shkruan ‘Aftonbladet.se’, raporton Gazeta Olle.
Babai i Sead Haksabanoviçit është shqiptar nga Mali i Zi, derisa nëna thuhet të jetë nga Kosova. Për këtë arsye ai ka mundësi të zgjedhë mes Kosovës, Shqipërisë, Suedisë dhe Malit të Zi.



