Suspendohet gjyqtari i El Clasicos, pasi ishte miqësor me Barcelonën

Suspendohet gjyqtari i El Clasicos, pasi ishte miqësor me Barcelonën

Paul Norbert Cebrian Devis nuk ka referuar në asnjë ndeshje këtë fundjavë në Spanjë dhe komiteti i referëve ka njoftuar se ai do të mungojë edhe në javën e radhës, pasi sjellja e tij e treguar në “Camp Nou” ka lënë për t’u dëshiruar, transmeton Koha Ditore.

Radiostacioni “Cadena SER” ka raportuar se Devis është dënuar për sjelljen e tij në tunel, ku në raportin e komitetit është thënë se ai kishte biseduar me lojtarët e Barçës para ndeshjes.

Lojtarët e Real Madridit nuk kishin bërë një ankesë zyrtare, por ishin kritik ndaj arbitrit Carlos Clos Gomez dhe ndihmësve të tij pas përballjes së madhe derbi mes dy skuadrave.

Shpërndaje në: