Për kë votoi mbrëmë Shqipëria në ceremoninë për ‘Topin e Artë?
Ylli portugez është vlerësuar për kontributin që ka dhënë te Reali në fitoren e Championsit dhe te Portugalia në fitoren e Europianit, shkruan Albeu.
Në votimin për futbollistin më të mirë në botë të dhënë nga “Francë Football” votojnë gazetarë nga e gjithë bota. Për vendin tonë ka votuar gazetari Besnik Dizadari.
Ai ka votuar Cristiano Ronaldon të parin, Neymar të dytin dhe Messi të tretin.



