Tifozët tentuan ta sulmonin futbollistin e Kombëtares Shqiptare

Tifozët tentuan ta sulmonin futbollistin e Kombëtares Shqiptare

Mbrëmë, Peskara kishte organizuar një darkë për festat e fundvitit, por tifozët e kësaj skuadre nuk janë pajtuar me një festë. Duke parë ecurinë aspak pozitive që po kalojnë “delfinët” në elitën e futbollit italian, i kanë rezervuar një pritje aspak miqësore stafit të ekipit dhe lojtarëve.

Mes të cilëve, edhe kapitenit, mesfushorit të Kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj. Ekskluzivisht për “Panorama Sport”, lideri i këtij ekipi kërkon të mos e zmadhojë situatën dhe të ruajë qetësinë. “Nuk ka ndodhur asgjë, pa merak”, shprehet ai menjëherë sapo hap telefonin.

“Nuk kishte asgjë. Nuk është kaq e madhe. E kanë ekzagjeruar. Ishin disa tifozë përpara se ne të futeshim në atë ambient. Gjithashtu, kishte edhe forca policie. Mes atyre njerëzve që ishin, dy apo tre tentuan të afroheshin te makinat. Kaq”, deklaroi Memushaj.

Shpërndaje në: