Vjen dorëheqja e parë në EURO 2016

Vjen dorëheqja e parë në EURO 2016

Trajneri i Rusisë, Leonid Slutsky ka ofruar dorëheqjen e tij pasi që kjo kombëtare u eliminua nga Euro 2016.

Humbja e së hënës nga Uellsi, përcjell barazimi 1:1 me Anglinë dhe humbja 2:1 nga Sllovakia, kanë bërë që Rusia të përfundojë e fundit në Grupin B.

“Pas një paraqitje të tilla në një turne si ky, duhet pajtuar se drejtimin e kombëtares duhet ta marrë dikush tjetër për garat të mëdha”, ka thënë Slutsky.

45 vjeçari kishte marrë detyrën pas largimit të Fabio Capellos në korrik të vitit të kaluar.

Edhe ashtu Slutsky ka pasur kontratë me Rusinë vetëm deri në përfundim të Kampionatit Evropian, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Shpërndaje në: