Kjo është trioja që me trofe dominoi futbollin botëror në mesin e 80-ve dhe fillimin e 90-ve

Kjo është trioja që me trofe dominoi futbollin botëror në mesin e 80-ve dhe fillimin e 90-ve

Triada legjendare e kombëtares tulipane dhe klubit italian AC Milan, Frank Rijkaard, Ruud Gullit dhe Marco van Basten, janë futbollistët që në mesin e viteve të 80-ta dhe fillmin e të 90-ve, krahas sukseseve ekipore, kanë spikatur edhe ato personale, shkruan Periskopi.

Ruud Gullit ishte ylli i parë nga kjo treshe milaniste dhe holandeze, që në vitin 1987 u laureua me çmimin e futbollistit më të mirë në botë, ‘Topin e Artë’.

Kurse në vitin pasues 1988, në kampionatin EURO 88, Gullit ishte ndër tre lojtarët kyq në sukesesin e kombëtares së tij, Holandës, gjegjësisht në shpalljen e saj Kampion Evrope. Por suksesi individual dhe kolektiv i trios holandeze nuk rresht së vijuari.

Paralelisht në EURO 88, në vitin 1998, sulmues ndër më të mirët në histori, Marco van Basten, rrëmbeu edhe një sukses personal, duke fituar çmimin ‘Topi i Artë’.

Dominimi i treshes holandeze dhe Milanit, shkoi edhe më tutje, ku përveç që van Bastenit fitoi serish ‘Topin e Artë’, edhe klubi i tyre Milan u shpallë kampion Europe edhe për dy sezone radhazi, 1989 dhe 1990.

Përderisa Rijkaard, për shumë sezone dominoi në listën e lojtarëve më të mirë në botë, më 1992, Marco van Basten teksa po i mbronte ende ngjyrat e Milanit, fitoi për herë të tretë ‘Topin e Artë’. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: