Ky frut është i shkëlqyeshëm për pastrimin e shtëpisë dhe mirëmbajtjen e rrobave të bardha
Limoni ka forcë natyrale të zbardhjes, aromë të këndshme dhe të freskët, në mënyrë efikase eliminon shtresat yndyrore, prandaj është mjet ideal natyral për pastrimin e shtëpisë
Është i dobishëm posaçërisht në luftën kundër viruseve dhe baktereve.
Përzierja e thjeshtë e lëngut të limonit dhe ujit mund të dezinfektojë shumë sipërfaqe në shtëpi, dorezat e dyerve, frigoriferin, telekomandat e aparateve të ndryshme.
Ky frut është i shkëlqyeshme për mirëmbajtjen e rrobave të bardha, ndërsa e gjitha që duhet të bëni është që të qitni pak lëng limoni në rrobalarëse.
Nëse në shtëpi keni mobilie nga lëkura, mund t’i bëni politurë dhe t’i freskoni me limon, duke e bërë përzierjen e lëngut të limonit dhe vajit të ullirit apo vajrave të tjera (në përpjesëtim 1:2).
Kjo përzierje jo vetëm që do t’i eliminojë të gjitha gërvishtjet dhe dëmtimet nga mobiliet e lëkurës, por edhe do t’i shkëlqejë ato.



