Majlinda e Nora u rikthehen garave ndërkombëtare
Ato do të garojnë për klubin turk Galatasaray në Golden League, që është gara elitare evropiane në nivel të skuadrave.
Xhudistet më të mira kosovare paraqiten rregullisht në vitet e fundit për Galatasarayn në dy gara gjatë muajit dhjetor, në bazë të një marrëveshjeje bashkëpunimi të klubit turk me klubin Ippon nga Peja.
Majlinda e Nora janë adutet kryesore të Galatasarayt, që në përbërje e ka edhe një austriake. Por pasi lejohen vetëm dy të huaja që të garojnë, gjasat që Galatasaray të fitojë titullin nuk vlerësohen edhe shumë të mëdha.



