‘Këpuca e Artë’, sulmuesi shqiptar shumë para Messit dhe Ronaldos (FOTO)
Yje si Cristiano Ronaldo, Suarez e Aguero, renditen në vendin e 16-të të klasifikimit të golashënuesve më të mirë në europë. Messi ndodhet vetëm 4 vende mbi rivalin e tij historik, i renditur në vend të 12-të, njëlloj si bomberi i Bayern Munich, Lewandowski, shkruan Albeu.
Risia e madhe është sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Azdren Llullaku, i cili renditet në vend të tretë të klasifikimit, përkrah, Dzekos, Costa, Icardi dhe Cavanit, vetëm 1 pikë larg vendit të dytë dhe 6 nga vendi i parë, që mbahet nga Aubameyang.




