Këta janë 11 lojtarët më të vlefshëm në historinë e futbollit

Këta janë 11 lojtarët më të vlefshëm në historinë e futbollit

Një publikim i vitit të kaluar nga kompania KPMG Football Benchmar, tregon se cila është njëmbëdhjetshja më e vlefshme në historinë e futbollit, e cila përveç kësaj trajton edhe të dhënat e afro 6 mijë futbollistëve profesionist në të gjithë botën duke treguar se cilat janë janë çmimet në tregun e futbollit, shkruan Periskopi.

Në krye të listës së lojtarëve monetarisht më të vlefshëm është ish-ylli i Barcelonës dhe, aktualisht përfaqesuesi i skuadrës PSG, braziliani Neymar, me 222 milion, duke pasuar nga një tjetër yll i PSG-së, kampioni i botës, Kylian Mbappe, me 180 milion. Kurse i treti në listë është braziliani Coutinho me 145 milion, aktualisht lojtar i Barcelonës.

Vlenë të theksohet se në kuadër të këtij publikimi, ylli portugez, Ronaldo nuk bën pjesë as në 10 e parë të kësaj lige.

Periskopi më poshtë ua përcjell 11shen më të vlefshmë në historinë e futbollit. VZh/Periskoi.com/

 

Shpërndaje në: