Gazetares amerikane aksidentalisht i del burri cullak në raportimin nga shtëpia (Video)
Një gazetare televizive nga Kalifornia e ShBA-ve u fut në një situatë të pakëndshme derisa po raportonte nga banjoja e saj – kur burri i saj doli cullak dhe u pa në transmetim.
Melinda Meza e KRCA3 po e inçizonte veten për një storje rreth stilistëve të flokëve gjatë karantinës së koronavirusit kur kamera e saj kapi më shumë se sa që do të donte ajo, shkruan NyPost, përkthen Periskopi.
Burri i saj, Mike de Labmbert, duker derisa shihet në prapavijë, i pandërgjegjshëm se intimiteti i tij po dilte në transmetim direk.
“O zot, të lutem që ai të mos jetë burri i saj,” shkroi një shikues në Twitter.
Një tjetër bëri shaka: “Pse do të donte të punonte ajo kur e ka gjithë atë në shtëpi?”
“Shpresoj që burri i saj të mos e shoh këtë!” shkroi një tjetër. /Periskopi



