Trajneri i Italisë tregon se si do ta mposht Shqipërinë

Trajneri i Italisë tregon se si do ta mposht Shqipërinë

Këto janë fjalët e para gjatë vizitës në Palermo të teknikut italian Ventura i cili përkrahur nga FIGC (Federatë Italiane e Futbollit) ja ka arritur në qëllimin e spostimit të ndeshjes me Shqipërinë në një krahinë të Italisë me numrin më të vogël të emigranteve Shqiptar.

Frika për një Genova të dytë, e ka bërë teknikun dhe stafin e Federates Italiane që të zhvillojnë ndeshjen në skajin me jugor të Italisë në ishullin e Siçilisë ku përqendrimi i bashkëatdhetarëve tanë është: 7999 në vitin 2015.

Sikur te mos mjaftonte, stadiumi ‘’Renzo Barbera’’ nuk është nga më të mëdhenjtë në Itali, ka një kapacitet prej 37.000 vendesh. Alternativat e tjera ishin ‘’Dacia Arena’’, stadiumi i Udinezes me një kapacitet prej 25.000 vendesh, një stadium i vogël por me një përqendrim të lartë Shqiptarësh, në rajonin e Friulit aktualisht jetojnë : 11700 bashkëkombës, por me afërsinë që kjo zonë ka me Lombardinë, Piemonten dhe Emiljan përqendrimi i Shqiptarëve do të shkonte rreth 210.000 Tifozë Kuq e Zi.

Alternativa e trete ishte ‘”Mapei Stadium’’ në Rexhio Emilia me kapacitet 42.000 vendesh por që rreth e rrotull stadiumit jetojnë 210.000 Tifozë. Një problem tjetër për të siguruar biletat për ndeshjen e 24 marsit do të jetë edhe klubi i tifozëve që Federata Italiane ka krijuar së fundmi.

Biletat e para hidhen në shitje për grupimin e tifozave zyrtar dhe ato që mbeten janë për tifozët e paregjistruar. Italia ndodhet aktualisht me 10 pike ne vendin e dyte pas Spanjës e cila po me 10 pike ka golavarazh me te mire. Izraeli 9, Shqiperia 6, Maqedonia 0 dhe Liechtenstein.

Nderim Kaceli nga Italia/albeu.com/

Shpërndaje në: