Guardiola largon Bravon?

Guardiola largon Bravon?

Trajneri i Manchester Cityt kishte dërguar skautë edhe javën e kaluar për të përcjellur nga afër brazilianin 23 vjeçar, transmeton Sportali.net.

Sipas gazetës portugeze “A Bola”, trajneri i Cityt është duke planifikuar një lëvizje për Ederson, i cili ka një klauzolë liruese prej 25 milionë funtave – edhe pse nuk dihet nëse City do të ofrojë atë shumë parash.

Skautët kanë qenë të impresionuar nga portieri i cili bëri pritje fantastike në fitoren 2:1 të Benficas kundër rivalit, Sporting të dielën.

Guardiola po e kërkon një konkurrent të Claudio Bravos i cili ka qenë i tmerrshëm këtë edicion.

Portieri kilian ka arritur t’a mbajë vetëm 3 herë portën të paprekur në 16 ndeshje, dhe teknku spanjoll thuhet se ka filluar të humbas besimin në të.

Shpërndaje në: