Martinez: Vermaelen është lojtarë i klasit botëror
Ish anëtari i Arsenal dhe Barcelonës këtë sezon është huazuar në skuadrën italiane, ku është përshtatur mjaft mirë me futbollin italian.
“Vermaelen është një lojtar i madh, dhe ka përvojë të madhe. Romës i duhet një lojtar si ai dhe ata duhet t’a shfrytëzojnë sa më mirë”, tha ish trajneri i Evertonit.
“Në qytetin e Romës është edhe një belg tjetër që duhet t’i jipet rasti. Po flas për Jordan Lukakun. Ai është një lojtar mjaft i shpejt dhe i zgjuar. Do të jetë shumë i rëndësishëm për skuadrën e Inzaghit në të ardhmen”, përfundoi tekniku Martinez. /Periskopi/



