Për një vit ia ndaloi Iphone’in të birit, u habit nga ndryshimet
Por, këtu vjen një eksperiencë e një nëne nga Cornwall, e cila do të ndajë rrëfimin e saj me prindërit e tjerë.
Ajo thotë se ka mbetur e befasuar nga sjellja dhe ndryshimi i të birit, pasi ajo vendosi dhe zbatoi faktin që i biri duhet të qëndronte larg telefonave të menqur.
Karly Tophill tha se pasi i imponoi të birit adoleshent një ndalim njëvjeçar për të përdorur iPhone, ishite tronditur nga ndryshimi në sjelljen e tij.
Brenda gjashtë javësh ajo tha se Dylan 13 vjeçar dukej i lumtur, shumë “llafazan” dhe më energjik, kishte rezultate më të mira me detryat e shtëpisë në shkollë, dhe madje dilte edhe vullnetar për të ndihmuar nënën në punët e shtëpisë.
Tani Karly, është duke inkurajuar me eksperiencën e saj prindërit e tjerë, për të future në sirtar të paktën për një ditë në javë telefonin dhe të shohin nëse do të kenë përfitime të ngjashme.
Dylan më parë harxhonte dy orë duke luajtur lojra në telefon dhe nëna e tij tha se ai ishte i shqetësuar, nxitonte për të bërë shpejt detyrat e shtëpisë dhe për t’u kthyer përsëri në media sociale./




