Grenza paraqitet në ShBA: Pushtimi i njerëzve nga grenzat gjigante aziatike bëhet frika e radhës pas koronavirusit
Pushtimi nga grenzat gjigante aziatike u bë brenga më e fundit e vitit 2020 – dhe sensacioni i internetit – derisa termi “grenza vrazëse” filloi të bëhej trend përgjatë vikendit.
Për herë të parë kjo grenzë gjigante dy-inçëshe, e njohur si vespa mandarinia, ishte verifikuar se ishte parë në Shtetet e Bashkuara në muajin dhjetor të vitit të kaluar, sipas Departamentit të shtetit të Washingtonit për Agrikulturë.
Insekti nuk sulmon domosdo njerëzit apo kafshët, por përbën rrezik vdekjeprurës për bletat, shkruan NBC, përkthen Periskopi.
Grenzat gjigante të kësaj specieje me sa duhet kanë hyrë në një “fazë masakruese” gjatë së cilës mbysin bletat duke i shkatërruar për pak orë, sipas departamentit të përmendur më lart.
Megjithëse këto specie u panë vetëm pak muaj më parë, termi “grenzë vrasëse” filloi të qarkullonte në Twitter gjatë vikendin pas një raportimi nga New York Times ku tregoheshin përpjekjet për të ndaluar speciet që të shkatërronin bletët.
Derisa globi mbarë po përballej me pasojat nga koronavirusi dhe karantinat, një tjetër zhvillim i çuditshëm u duk se po ndodhte por frika e njerëzve është përqeshur tashmë nga kritikët e kësaj çështjeje. /Periskopi



