Behramaj: Duke fyer sërish Amerikën, Kurti po e ndërkombëtarizon pafytyrësinë e tij

Behramaj: Duke fyer sërish Amerikën, Kurti po e ndërkombëtarizon pafytyrësinë e tij

Adil Behramaj, Këshilltari i Presidentit, thotë se Kurti me letrën dërguar zëvendëspresidentit Mike Pence, vuri në dyshim inteligjencën amerikane dhe fyu ShBA’në.

Ai shkruan:

Kurti jo vetëm që e paska vënë në dyshim inteligjencën amerikane, duke i thënë zëvendëspresidentit të SHBA-së që presidenti Thaçi po i keqinformon, por e paska fyer sërish SHBA-në. Për më tepër, indirekt e paska sulmuar edhe ambasadorin Grenell. Kurti, në historinë e Kosovës, është i vetmi lider partiak dhe institucional që rivalitetin e brendshëm politik mundohet ta eksportojë kudo nëpër botë. Me ndonjë gabim të vogël, të gjithë të tjerët kanë luajtur shumë më korrekt politikisht!

Pretendimi i Kurtit së presidenti Thaçi po e keqinformon SHBA-në, së pari është fyerje për Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, e cila është dorë e parë e informimit të DASH-it dhe Shtëpisë së Bardhë, pasi që në baza të rregullta i informon për gjithçka që ndodhë në Kosovë. Ndërsa, së dyti, është fyerje edhe për ambasadorin Grenell si ish-drejtor i Inteligjencës Kombëtare Amerikane dhe për presidentin Trump e zëvendëspresidentin Pence, që ia kanë besuar këtë detyrë tejet të rëndësishme atij, ku keqinformimi thjesht nuk është pjesë e punës.

Tejet e ulët nga ana e Kurtit, por shumë e nevojshme që pafytyrësia e tij edhe të ndërkombëtarizohet!

Shpërndaje në: