Zëdhënësi i PDK-së: Çka mendojnë Albin Kurti dhe Vetëvendosje për vetën dhe cili është realiteti

Zëdhënësi i PDK-së: Çka mendojnë Albin Kurti dhe Vetëvendosje për vetën dhe cili është realiteti

Kështu shkruan zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytci:

Çka mendojnë Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje për vetën;

  1. Qeveria më e mire dhe më e dijshmja që ka pasur ndonjëherë Kosova!
  2. Menaxhimin më të mirë të pandemisë Sars-CoV-19 në nivel global!
  3. Niveli më i ulët I papunësisë në Kosovë që nga viti 1999!

Realiteti;

  1. Nuk e di me çfarë metode të sofistikuar Albini e ka krahasuar dijen e qeverisë së tij më të kaluarat, po shpresoj që baza e këtij vlerësimi nuk është tek personaliteti i tij narcizoid.
  2. Çdo hulumtim serioz, që matë politikat që kanë ndjekur shtetet për luftën ndaj pandemisë së koronavirisut nuk e rangojnë Kosovën as në top 40-shën e parë. Ndoshta e kanë menduar të parët nga fundi?
  3. Besnik Beslimi (Ministri i Financave) edhe Stupcat aktualisht janë në garë për vendin e parë për barsoletën e vitit 2020. Nuk e kam pritur që Besniku është hajgaregji deri në këtë masë, ndoshta motivi i tij është dikund tjetër, tek zbutja e monotonisë gjatë pandemisë.

P.s sinqerisht desha të hartoja një status serioz, por vendosa ndryshe. Me një qeveri të tillë duhet të bëhet vetëm hajgare. Ky është niveli që ata meritojnë!

Shpërndaje në: