Mozzik surprizohet nga Loredana dhe Hana në mes të emisionit

Mozzik surprizohet nga Loredana dhe Hana në mes të emisionit

Siç edhe e kemi potencuar disa herë, Mozzik, vazhdon të jetë në fokus të faqeve rozë për jetën e tij personale.

Reperi ferizajas është ndarë thuajse që një vit nga bashkëshortja e tij, Loredana, por dyshja komentohen vazhdimisht nga publiku.

Artisti shqiptar së fundmi ka dhënë një intervistë për emisionin “NIN”, ndërsa ka folur gjerë e gjatë rreth karrierës profesionale e po ashtu edhe rreth asaj që dëshirojnë më shumë fansat – jetës personale.

Mes shumë spekulimeve, ai ka bërë të ditur se nuk do të kthehet më me ish-partneren e tij dhe se çdo gjë mbetet në të kaluarën.

Krahas këtij njoftimi, i njëjti është surprizuar në mes të emisionit nga Lori dhe vajza e tyre, Hana.

Në videon e përgatitur për të, Hana i thotë Mozzikut “Të dua babi”, duke e emocionuar tejet shumë atë.

Ish-çifti i famshëm ruajnë akoma raporte të mira për shkak të vajzës që tanimë është njëvjeçare dhe jeton me të ëmën, reperen Zefi.

Pavarësisht ndarjes, Mozzikut dhe Loredanës i kanë mbetur disa projekte të përbashkëta përfshirë, “Bonnie&Clyde”, “Romeo&Juliet” dhe “Eiskalt”.

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Serbja e akuzuar për spiunazh në Kosovë – Prokurori: Ajo i dërgoi BIA-s të dhëna personale të policëve të Kosovës

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Prokuroria Speciale ka paraqitur detaje të reja lidhur me rastin…

“Do të formohet një Bord..” – Kurti shpjegon se si do të funksionojë Ligji për Çmimet Tavan

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Projektligji për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në…

Qeveria miraton projektligjin për Shtetësinë, e prek edhe diasporën

Xhelal Sveçla, ministër i Brendshëm, prezantoi Projektligjin e ri për Shtetësinë e Kosovës. Në mbledhjen…

Kryeziu: Ndërhyrja nga ministrat në fjalën e deputetëve është devijim nga parimi i ndarjes së pushteteve

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kyreziu ka thënë se fjala e lirë e…

Çmime rekord të karburantit në Gjermani, një litër naftë në disa pompa arrin deri në 3 euro

Pavarësisht masave të qeverisë gjermane për të parandaluar rritjen e çmimeve të karburantit , disa…

Zbulimi i laboratorit të drogës në Prizren, kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, pas hetimeve të…

Del para gjykatës punëtorja e OSBE-së që spiunoi për BIA-n

Është sjellë në Gjykatë punonjësja e misionit të OSBE-së, Jelena Gjukanoviq e akuzuar për veprën…

“Anëtarët e Bordit të ZRrE-së shmangën Komisionin, shkuan në zyrën e GP të LVV-së”

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion thirri mbledhje të jashtëzakonshme në të cilën…