De Biasi thotë se e mahnit himni kombëtar i Shqipërisë

De Biasi thotë se e mahnit himni kombëtar i Shqipërisë

Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, thotë se himni shqiptar e mahnit. Italiani çdo ndeshje këndon shqip bashkë me futbollistët.

Në një intervistë për gazetën italiane La Repubblica, De Biasi ka folur për Shqipërinë. Ai foli për eksperiencën e tij tanimë si një shqiptar i vërtetë që këndon dhe himnin.

“Më mahnit. Fjalët i ka pak të vështira, i njoh kuptimin, por shqiptimi është i komplikuar. Për fat të mirë, kur kendohet himni ne stadium kane vendosur edhe karaoke. Ky është një popull i jashtëzakonshëm, ka njohur diktatura dhe vuajtje, gjejmë tifozë shqiptarë ngado që shkojmë, një pasion të jashtëzakonshëm” ka thënë De Biasi.

Shpërndaje në: