Ibrahimovic: U frymëzova nga Muhammad Ali
Boshnjaku me shtetësi suedeze thotë se ka qenë ish-boksieri legjendar, Muhammad Ali, ai i cili ka qenë inspirim për të.
“Unë vij nga Suedia dhe atje nuk ka sportistë që ka arritur shumë në karrierë. Suedia ishte shumë e vogël për mua. Unë kisha qëllime më të mëdha sesa Suedia. Kam takuar shumë personalitete të mëdha. Por, ai i cili më frymëzoi dhe më i dashuri për mua ishte Muhammad Ali. Mënyrën se si luftonte, se si i përgjigjej kritikave ishin frymëzim për mua. Duke stërvitur çdo ditë të sjell këtu ku jam “, përfundoi Ibrahimovic. /Periskopi.com



