Wenger nervozohet me gazetarët rreth të ardhmes së Sanchez dhe Ozil
Dyshja në fjalë nuk po e rinovon kontratën, e cila u skadon në verën e vitin 2018.
Prandaj, nëpër media po qarkullojnë shumë spekulime se ata mund të largohet së shpejti.
“Kur klubi kishte borxhe ne nuk mund të mbanim lojtarët tanë dhe nuk mund të garonim për trofe, ne shitnim lojtarët”, deklaroi trajneri francez.
“Këta lojtarë kanë 18 muaj kontratë dhe nuk shoh arsye pse duhet të më pyesni vazhdimisht në lidhje me këtë. Ndoshta keni mungesë të lajmeve nëpër gazeta dhe gjithmonë duhet të dilni me të njëjtën temë, por unë nuk e di pse kjo ndodh në çdo konferencë për shtyp”. /Periskopi.com



