Gjuriq: UÇK-ja është një organizatë terroriste

Gjuriq: UÇK-ja është një organizatë terroriste

Rreth 100 veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u mblodhën afër murit të ndërtuar në anën veriore të Urës së Ibrit, në Mitrovicë.

Në lidhje me këtë grumbullim të veteranëve, drejtori i të ashtuquajturës Zyra Serbe për Kosovë, Marko Gjuriq, ka thënë qe UÇK-ja në listën e Serbisë është një organizatë terroriste.

“Unë nuk e di çka janë veteranët e UÇK-së. Herën e fundit që kam kontrolluar e ashtuquajtura UÇK ishte një organizatë terroriste, dhe figuron si e tillë në listat tona që nga viti 1998” ka deklaruar Gjuriq, shkruan Kontakt Plus

Shpërndaje në: