Grenell dëshiron të dorëhiqet nga pozita e ambasadorit të ShBA-ve në Gjermani
Pasi u largua si koordinator i agjencive qeveritare të inteligjencës së ShBA-ve, Richard Grenell sipas një raporti medial do të lë edhe pozitën e tij si ambasador në Berlin para zgjedhjeve presidenciale amerikane të 3 nëntorit.
53 vjeçari do të dorëhiqet brenda pak javësh, thotë raportimi i agjencisë DPA, përkthen në shqip Periskopi.
Robin Quinville, qi kishte qenë i dërguar në ambasadë dhe zëvendës i Grenellit, përflitet si njeriu që mund të marrë detyrën e ambasadorit të ShBA-ve në Gjermani.
Grenelli ishte ftuar në mënyrë të befasishme në Washington nga presidenti i ShBA-ve Donald Trump në muajin shkurt që të merrte përkohësisht pozitën e koordinatorit të 17 agjencive të inteligjencës të këtij shteti.
Tash, sidoqoftë, një koordinator i ri dhe permanent është gjetur dhe emri i tij është kongresmeni John Ratcliffe, republikani kontrovers që pritet të bëj betimin të martën e javës tjetër.
Grenell tashmë raportohet se e ka informuar Shtëpinë e Bardhë për qëllimin që të dorëhiqej, edhe pse deri tash nuk ka asnjë konfirmim zyrtar.
Si ambasador i ShBA-ve në vendin më të fuqishëm evropian, Gjermani, Grenell nuk kishte ngurruar të përplasej me vendet evropiane në shumë raste.
Kjo do t’i mundësonte z.Grenell që të ishte tërësisht i përkushtuar për dialogun Kosovë-Serbi./Periskopi



