Ndëshkohet ylli i Milanit që po humb penaltitë
Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella ka folur në prag të ndeshjes ndaj Atalantës, duke u shprehur se tashmë është Bacca lojtari që do të godasë penalltinë nëse do të ketë të tilla, shkruan Top Channel.
“Penalltitë? Nëse Bacca është në fushë do t’i gjuajë ai, por nëse nuk do të luajë, Niang nuk është zgjedhja e parë. Merkato? Mendoj vetëm për lojtarët që kam në dispozicion. Shikoj shumë pak skuadra sipër nesh dhe shumë që na ndjekin”.
Montella kërkon që skuadra të mos mendojë për duelin e Superkupës së Italisë ndaj Juventusit, por të përqendrohet maksimalisht në ndeshje në Serie A ndaj Atalantës.
“Kjo është një ndeshje që mund të na ndihmojë ta mbyllim vitin në vendin e tretë, prandaj për ne është shumë e rëndësishme dhe ky fakt do të na ndihmojë të mos mendojmë përpara kohe për ndeshjen e Dohas”, tha trajneri i Milanit.



