Nga çka po frikësohet? Veseli fton edhe ambasadorët që t’i monitorojnë zgjedhjet në Drenas
“E mirëpresim prezencën tuaj në Drenas më 18 Dhjetor 2016”, thuhet në thirrjen e Veselit.
Deklaratë e kryetarit të PDK Kadri Veseli
Të nderuar ambasadorë rezident në Republikën e Kosovës, të nderuar përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile,
Siç jeni në dijeni, më 18 Dhjetor do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Drenasit. Edhe pse deri tani nuk ka pasur ndonjë shqetësim apo incident sa i përket zgjedhjeve të jashtëzakonshme në këtë komunë, kam dëshirë që përsëri t’ju ftoj që të monitoroni këtë proces të rëndësishëm nga afër.
Zgjedhjet e lira janë baza e çdo demokracie liberale dhe gjithë ne jemi të obliguar që ta ruajmë atë. Partia Demokratike e Kosovës është e përkushtuar që përpos mbarëvajtjes së zgjedhjeve, të siguroj që ato të jenë të lira, pa ndërhyrje dhe transparente.
E mirëpresim prezencën tuaj në Drenas më 18 Dhjetor 2016.



