Tifozi shqiptar i sëmurë në spital vizitohet nga yjet e Juventusit
Regisi është një tifoz i vogël shqiptar i cili gjendet i shtrirë në një spital në Itali duke u trajtuar për një sëmundje të gjakut.
Atij i ka bërë një befasi një prej ekipeve më të mëdha në botë, përcjell “lajmi.net”.
Ai u vizitua në spital nga Hernanes, Giorgio Chiellini, Andrea Barzagli dhe trajneri i Juvetusit, Max Allegri.



