Rryma mbyt një person në Obiliq
Një person ka humbur jetën të martën në Obiliq pasi dyshohet se derisa ishte duke punuar ka rënë në kontakt me rrymën.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, raportohet se vdekjen e tij e kanë konfirmuar ekipi mjekësor në QKUK.
Në lidhje me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion.



