Plisat ndihmojnë familjet e varfëra
Edhe këtë vit si çdo vit tjetër me moton “Ndihmo edhe ti” prishtinasit po vazhdojnë të grumbullojnë sa më shumë mjete për të gëzuar në fundvit familjet të cilat jetojnë në kushte të vështira.
Tash e tetë ditë anëtarët e Plisave, nuk i ndal as i ftohti pasi janë të vendosur në shesh duke kërkuar përkrahje për të mbledhur sa më shumë fonde për familjet e varfra.



