Dhoma e Përgjimeve tërmet për Qeverinë e VV-së: Përgjigjja e deritashme “copë-copë” (Video)
Deklarata e djeshme e presidentit Thaçi se qeveritarë të Vetëvendosjes kishin shkuar madje edhe në Dhomën e Përgjimeve në Telekomin e Kosovës ka shkaktuar tërmet në opinionin publik të vendit.
Ndërkohë, deri tash ka munguar krejtësisht një përgjigjje e qartë dhe e prerë nga ana e zyrtarëve të përmendur të Vetëvendosjes, ku përfshihet kryeministri Kurti, zëvendëskryeministri i dytë Haki Abazi dhe u.d.i ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, u shpreh se nuk ishte koha e as vendi për të folur për një gjë të tillë, përcjell Periskopi.
Ndërkohë që kryeshefja e Telekomit, znj.Burbuqe Hana, e ftuar në një emision të transmetuesit publik u bllokua derisa provonte të fliste për çështjen, por megjithatë tha se e kishte ftuar Sveçlën në Telekom.
Ajo mohoi se ky person ishte futur në Dhomën e Përgjimeve duke bërë shkelje të rëndë ligjore.
Ndërkohë që për Haki Abazin u raportua se e kishte pranuar një gjë të tillë – e që nënkupton se do të duhej të përndiqej penalisht.
Prokuroria Speciale tashmë ka konfirmuar se po grumbullon informacione mbi rastin që do të përbënte shkeljen më të rëndë të sigurisë së qytetarëve që nga shpallja e Pavarësisë. /Periskopi



