Nëse sot shihni dikë me çadër të kuqe, ka një mesazh
Në këtë ditë punonjësit e seksit, bashkëpunëtorët e tyre dhe aktivistët e të drejtave të njeriut përqark botës mblidhen bashkë për të tërhequr vëmendjen ndaj krimeve të kryera ndaj punonjësve të seksit në gjithë botën.
Iniciativa për shënimin e kësaj dite vjen nga Annie Sprinkle ( punonjëse seksi/pronostare që më vonë u bë seksologe) dhe Projektit Amerikan në Terren i Punonjësve të Seksit si një kujtim dhe protestë paqësore në emër të viktimave të vrara në Green River në Siatëll, Uashington, krim i cili u dënua me 48 dënime përjetë dhe u gjobit me 10 mijë dollarë për çdo viktimë në 18 Dhjetor 2013.
Që prej atëherë, 17 Dhjetori është kthyer në ditën botërore të aktivizmit.
Në këtë ditë punonjësit e seksit mobilizohen në rezistencë kundër dhunës me të cilën përballen si rezultat i diskriminimit, abuzimit dhe shkeljes së të drejtave të tyre dhe për të kujtuar kolegët, shokët dhe familjet e tyre që kanë qenë viktima të dhunës.
Mbrojtja e pabarabartë e ligjit lejon prostitutat të rrihen, skllavërohen, përdhunohen, shfrytëzohen nga tutorët dhe të vriten.
Çadra e kuqe është simboli ndërkombëtar i solidaritetit të punonjësve të seksit.
E kuqja është ngjyra e bukurisë dhe çadra është rezistenda ndaj qiejve dhe sulmeve të njerëzve. Ajo simbolizon mbrojtjen nga abuzimi i punonjësve të seksit nga policia, tutorët, klientët dhe nga një shoqëri e njëanëshme dhe injorante./ Periskopi



